Obama përjashton mundësinë e dërgimit të trupave ushtarake në Siri

Presidenti amerikan Barack Obama ka përjashtuar mundësinë e  vendosjes së trupave tokësore në Siri dhe ka thënë se përpjekjet ushtarake nuk mund t’i zgjidhin problemet e vendit.

“Do të ishte gabim për Shtetet e Bashkuara ose Britaninë  e Madhe të dërgojë trupa tokësore ushtarake për ta përmbysur regjimin e Assad-it,” ka thënë ai për BBC, përcjellë Klan Kosova.

Ai gjithashtu ka potencuar se nuk mendon që i ashtuquajturi Shteti Islamik do të mposhtet në  nëntë muajt e fundit të tij në zyrën e presidentit.

Por, ai tha: “Ne ngadalë mund ta tkurrim mjedisin ku ata operojnë.”

Zoti Obama i cili ka qenë në Britani të Madhe për vizitë tre ditore, tha  se “Siria ishte një situatë zemër thyese me një kompleksitet të jashtëzakonshëm.”

“Unë nuk mendoj se aty ka zgjidhje të thjeshta,” tha ai.