O’Connell kërkon tejkalim pa dhunë të situatës në Kuvend –

Ambasadori i Britanisë së Madhe Ruairi O’Connell tha se iniciativat nga partitë politike dhe Presidentja mund t’i japin fund pengimit të punës së Kuvendit.

O’Connell foli për situatën në Kuvend, pasi u takua me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ai e bëri të ditur se përkrahja për Kosovën nuk do të ndalojë.

“Qytetarët e Kosovës duhet të vendosin për liderët, për partitë, për kulturën politike të Kosovës, por ne do të vazhdojmë të mbështesim institucionet e Kosovës. Ne kemi përkrahur Kosovën shumë gjatë kohëve të fundit,” tha O’Connell.

Ai kërkoi që Kosova ta tejkalojë situatën e krijuar në Kuvend pa përdorim të dhunës.

“Përdorimi i dhunës është shumë i rrezikshëm për demokracinë e Kosovës, unë shpresoj që tash institucionet e Kosovës që janë krijuar me gjak, mund të përdoren për të krijuar zgjidhje,” deklaroi ai.

Sipas ambasadorit O’Connell mungesa e vendeve të punës, situata e rëndë ekonomike, prania e korrupsionit, sistemi i dobët i sundimit të ligjit mbesin ndër sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova./Telegrafi