Olaf Scholz: E vetmja mënyrë për të hequr sanksionet ndaj Moskës është paqja

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se marrëveshja e paqes mes Moskës dhe Kievit është mënyra e vetme për të hequr sanksionet kundër Rusisë.

“Si për çdo gjë tjetër, ekziston një parim i qartë: Ukraina i zgjidh të gjitha çështjet. Ne nuk mund të negociojmë në emër të Ukrainës, në një mënyrë ose në një tjetër”, shtoi Scholz.

“Rusia duhet të kuptojë në një moment se e vetmja mundësi që sanksionet e saj të hiqen është të lidhë një marrëveshje me Ukrainën dhe paqja nuk mund të vendoset mbi këtë”, tha Scholz në një intervistë të publikuar në portalin informativ T-online./FrontOnline/

//dooloust.net/4/5086363