Opozita i lyp llogari pushtetit gjilanas për shkelje ligjore në tenderë

Partitë opozitare në Gjilan, PDK dhe LVV, janë bërë bashkë në tentativën për ta vendosur në rend të ditës në Kuvendin Komunal punën e Zyrës së Prokurimit në komunë, pasi që kësaj Zyre deri tashti i janë anuluar 20 tenderë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, me konstatimin se ka pasur shkelje ligjore në procedurat e prokurimit publik.

Shkas tjetër është edhe opinioni i katërt me radhë i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), e cila i kërkon qeverisjes komunale të anulojë tenderin për furnizim me barna dhe pajisje për Qendrën e Mjekësisë Familjare, për shkak të parregullsive të evidencuara gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

AKK-ja, deri tani ia ka adresuar komunës 4 opinione për 4 tenderë, të cilët më pas janë anuluar, si: tenderi për hartimin e planeve rregulluese i ndarë në tri lote; tenderi për furnizimin dhe montimin e pajisjeve të teknologjisë në sallën e KK-së në Gjilan; tenderi për financimin e interesit te kredive për bizneset dhe tenderi për furnizim me barna dhe pajisje për QKMF-në.

Riad Rashiti, nga PDK-ja, deklaron se partitë opozitare pashmangshëm do të kërkojnë diskutim në KK dhe sqarime për numrin e madh të tenderëve të anuluar, për çfarë ka edhe dështim projektesh, shkruan sot më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore./ KOHA