Opozita këmbëngul: Do të vazhdojmë ta bllokojmë Kuvendin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pas takimit me liderët tjerë opozitarë ka thënë se opozita do të vazhdojë bllokadën.

Ai ka thënë se protesta e tyre do të vazhdojë edhe sot në seancën e Kuvendit, pa sqaruar mënyrat dhe mjetet që do të përdoren.

“Ne do të vazhdojmë bllokadën. Do të vazhdojë protesta edhe sot”, ka thënë ai./gazetaexpress/