Opozita më 9 janar protestë gjithëpopullore në Prishtinë

Opozita e bashkuar ka marrë vendim që më 9 janar të vitit të ardhshëm, ditë e shtunë, të organizojnë një protestë gjithëpopullore në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Vendimi është marrë në takimin e sotëm mes tre lidëve opozitarë, Visar Ymeri nga VV, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj nga Nisma, raporton Koha.net

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje policisë dhe gjyqësorit që të mos bien pre e urdhrave politikë.

“Ne si opozitë do të vazhdojmë kundërshtimin deri në anulim të marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi. Insistimi ynë për anulim do të jetë i pandalshëm”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, në lidhje me seancën ku pritet që e para e shtetit, Atifete Jahjaga, t’u adresohet deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës, liderët opozitarë nuk kanë treguar se do të veprojmë.

“Do të ju tregojmë me kohë”, ka thënë Haradinaj./koha/