Opozita proteston sot në Gjakovë

Kundërshtimet e opozitës përveç në kryeqendër do të zhvendosen edhe në qendrat tjera të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, të cilët po kundërshtojnë nënshkrimin e marrëveshjeve për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, do të manifestojnë kundër marrëveshjeve në Gjakovë, me fillim në orën 13:00.

Manifestimi për Republikën”, do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”, ku pritet të flasin Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Ky është manifestimi i dytë i përbashkët pas atij të 28 nëntorit në Prishtinë./zeri,info/

auto_assab1449304869