Opozita takohen pas pak çastesh, lidhje me ftesën e kryeministrit Mustafa –

Opozita do të mbajë një takim në ora 17:00 ku do të shqyrtojë nëse do t’i përgjigjen ose jo ftesës së kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, ku ky i fundit ka ftuar ata edhe zyrtarisht për dialog.
 Tre liderët e opozitës pritet të takohen në selinë e AAK-së, ndërsa pas takimi thuhet se do të ketë konferencë për media, raporton lajmi.net.

Përndryshe Mustafa sot i ka ftuar partitë opozitare që më datë shtatë dhjetor në një kohë të përshtatshme për opozitën, që të shkojnë në ambientet e Kuvendit të Kosovës  dhe të dialogojnë për dalje nga kriza./lajmi.net.