OSBE dënon dhunën e opozitës

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka dënuar ashpër dhunën e djeshme të opozitës nëpër rrugët e kryeqytetit.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, ka deklaruar se OSBE dënon dhunën në dhe rreth Kuvendit të Kosovës dhe se vlerat themelore demokratike janë vënë pikëpyetje, raporton lajmi.net.

OSBE kërkon që opozita të angazhohet në zgjidhjen e çështjeve politike përmes dialogut.