OSHP ia kthen mbrapsht tenderin MZHE-së (Dokument)

Organi Shqyrtues i Prokurimit ia ka anuluar një tender Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për renovimin e pesë ndërtesave institucionale.

Dy operator “Pe-vla-ku” dhe ‘Everest” kanë bërë ankesë në OSHP ku edhe iu është miratuar ankesa e tyre që ka detyruar kthimin në pikën zero, raporton Indeksonline.

Në vendimin e OSHP-së, thuhet se “Operatori Ekonomik “Pe-vla-ku”, në Prishtinë si palë e pakënaqur ka parashtruar ankesë në OSHP lidhur me aktivitetin e prokurimit “Renovimin e 5 ndërtesave: Ministria e Kulturës, Fakulteti Teknik, Klinika Dermatologjike- Plumare, Agjencioni i Statistikave dhe Fakulteti i Kimisë të gjitha në Prishtinë- Kosovë, projekt i Energjisë Eficente dhe Energjisë së Ripërtritshme”, ku është aprovuar si e bazuar këkresa e këtyre dy opratorëve.

OSHP e ka urdhëruar palën kontraktuese që ta rikthejë tenderin që nga fillimi, dhe tua kthej operatorëve ankues nga 500 euro, shpenzime që janë kryer për ankesë./Indeksonline/

vendimi mzheeeeee

vendimi 2 mzheeeee