Osmani e Islami e përfundojnë stinorin

Prishtina nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dy futbollistëve për dy ndeshjet e mbetura, të stinorit pranveror të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Pas mesfushorit Petrit Osmani, i cili zgjati një muskul ditë më parë, është konfirmuar se edhe mbrojtësi Përparim Islami, do t’i humb dy ndeshjet e mbetura.

Edhe Islami e zgjati një muskul në takimin e fundit ndaj Besës së Pejës, transmeton Gazetaolle.com.

Prishtina nesër e (e diel) e sfidon Vushtrrinë në stadiumin ‘Ferki Aliu’. (Gazetaolle.com).