Pa ushqim dhe pa ujë, qeni shpëtohet pas 23 ditësh nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Një qen “husky” është shpëtuar pas 23 ditësh i bllokuar në rrënojat e shkaktuara nga tërmetet e 6 shkurtit në Turqi.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat e një ndërtese dykatëshe në Antakya në provincën e Hatay qenin, i cili arriti të mbijetonte pa ushqim dhe pa ujë. Gjëja e parë që bëri “husky” pasi u shpëtua, lëpiu me gëzim fytyrën e personit që e shpëtoi. Edhe pse kishte humbur peshë, qeni ishte në gjendje të mirë.

Deri tani janë konfirmuar më shumë se 51 mijë viktima nga tërmetet e fuqishme që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë.