Pacolli: Fëmijët tanë do të mendojnë se nuk e duam Kosovën

Në emisionin “Subvencion” të RTK’së, ai ka thënë se është mëkat se si po e trajtojmë shtetin e Kosovës.

“Është mëkat për rininë tonë, për ne që të bëjmë gjëra të tilla.Mund të them se me këto veprime u kemi treguar edhe fëmijëve tanë edhe familjeve tona se ne nuk e dojmë Kosovën, nuk e dojmë pavarësinë e Kosovës. Kjo që ka ndodhur dhe sidomos në festën më të madhe të kombit shqiptar është një gjë që unë do ta quaja një turp i madh. Është e papranueshme sot që dikush që përfaqëson një forcë të madhe politike, që nuk del në mbrojtje të interesave te qytetarëve. Kosova po trajtohet si luanët kur mbysin viktimën. Kur e mbysin luanët viktimën, i thërrasin të tjerët ta marrin pjesën e vet. Është marri e madhe”, tha ai.