Pacolli ndjehet i shokuar për vrasjen e ish-pjesëtarit të UÇK-së në Drenas

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behxhet Pacolli, thotë se ndjehet i shokuar nga vrasja, siç e quan, ai makabër të ish-pjesëtarit të UÇK-së të vrarë në Drenas.
 “I prekur thellë dhe i shokuar nga vrasja makabër e një ish-pjesëtari të UÇK-së. I ndjeri kishte ardhur nga Zvicra për t’u çmallur me familjen dhe atdheun. Si mundet dikush të presë me plumb në kokë dikënd që ka luftuar për lirinë e vendit?”, shkruan ai në Facebook.

Pacolli thotë se nuk e di se çka po ndodh me njerëzit tanë në Kosovë, ku sipas tij, humanizmi, morali e përgjegjësia njerëzore lënë për të dëshiruar.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Curri! Zoti ua lehtoftë dhimbjen!”, ka përfunduar ai.

37- vjeçari  Bekim Curi është gjetur i vdekur në mbrëmjën e së enjtes, në fshatin Korreticë e lartë në Drenas.

Thuhet se i njëjti ishte dëshmitar i Gjykatës Speciale.