Pacolli: Po ndodhin gjëra të turpshme në vendin tonë

Për situatën e krijuar në Kuvend nuk ka heshtur as Behgjet Pacolli i AKR-së.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shprehur shqetësimin ndaj zhvillimeve në institucionin e legjislativit të vendit

“Jam tejet i shqetësuar në lidhje me ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, por edhe me ngjarjet e 28-Nëntorit. Një ditë që duhej të ishte një ditë feste për të gjithë. Jemi në prag të ardhjes së sekretarit amerikan i Shtetit, z. John Kerry, në Kosovë, dhe ajo që po ndodh në vendin tonë është një turp i madh i krijuar nga Qeveria, por edhe nga opozita, e cila po vazhdon me bllokadën e saj. Liderët politikë duhet të mendojnë seriozisht a janë duke vepruar në interes të popullit! Kosova është një vend i vogël me shumë probleme të tjera, nuk na duhet edhe kjo!” ka shkruar ai./GazetaLiria.