Pallotta: Real Madrid – Roma 0:3

Presidenti i Romës, James Pallota beson se skuadra e Luciano Spallettit do të fitojë ndaj Real Madridit me rezultat 3:0.

James Pallotta, presidenti i Romës,  është optimist se skuadra e Luciano Spallettit mund të kualifikohet në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ekipi nga Serie A është  mposhtur në duelin e parë nga Real Madrid me rezultat 2:0. Por, Pallotta beson se mund ta përmbysin rezultatin në Santiago Bernabeu.

“Besoj në kualifikim. Do të fitojmë 0:3, kjo është ajo që na duhet”, u shpreh ai.