Pamjet e fundit të pensionistes, para se të goditej për vdekje nga kamioni i mbeturinave (Video)

Në Edinburg të Skocisë, është regjistruar një pensioniste duke ecur ngadalë, vetëm pak sekonda para se të ndahet nga jeta.

Moira McKeeman ka qenë duke lëvizur nëpër trotuar e ndihmuar nga korniza me rrotë, kur është përplasur nga kamioni që mbledhë mbeturina.

Kamerat e sigurisë nuk e kanë regjistruar momentin kur është përplasur 86-vjeçarja, por janë xhiruar tre kalimtarë rasti, që reagojnë lidhur me rastin, transmeton Telegrafi.

Burrat shihen duke e kthyer kokën dhe mbuluar sytë me duar, nga pamja që ka shkaktuar makina pasi e ka qëlluar të moshuarën.

Policia është e ka konfirmuar vdekjen e saj, ndërsa po bën hetime për të zbuluar arsyet e aksidentit me që rezultoi me fatalitet.