Paqarada fiton

Mbrojtës-mesfushori i majtë i Kombëtares kosovare, Leart Paqarada u paraqit 90 minuta për skuadrën e tij nga Bundesliga 2 e Gjermanisë, ajo Sandhausen e cila mposhti Karlsruhen me rezultat 3 me 1. Paqarada luajti 90 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë në fitoren që i mundësoi skuadrës së Paqaradës pozicionimin në vendin e katërt në Bundesliga 2 me vetëm 1 pikë më pak se lideri Freiburg.