Paralajmërohen pasoja të mëdha për Erdoganin

Shtypi italian paralajmëron pasoja të mëdha për Erdoganin, pas rrëzimit të aeroplanit rus në kufi me Sirinë.

Sipas mediave atje, kjo ngjarje e sotme, ka ngrirë raportet turko-ruse.

Turqia rrëzoi sot një avion rus, duke ngrirë marrëdhëniet turko-ruse dhe duke i hapur rrugë një konflikti të rrezikshëm.

Prej kohësh turqit po ndihmojnë xhihadistët në Siri, qoftë ata të ISIS, apo kaedistët e Al Nusra.

Ndërkohë që Rusia po godet pa mëshirë të dy këto grupe me bombardimet e përditshme.

Turqia po përkrah ekonomikisht, dhe jo vetëm, “vëllezërit myslimanë sirianë”, të cilët shpallën “luftën e shenjtë” para disa javësh kundër Moskës.

Turqit po tregojnë kështu se nuk kanë ndërmend të fshihen: ata janë në krah të ISIS.

Kjo u duk edhe nga reagimi i Erdogan pas rrëzimit të avionit rus.

Ai thirri në takim vendet e NATO-s dhe nuk telefonoi Putinin për sqarime.

Rusia goditi në 24 orë 472 objektiva xhihadiste fundjavën që lamë pas dhe rrëzimi i avionit rus mëngjesin e sotëmm sjell disa pyetje:

Kush e menaxhon trafikun e naftës në Siri?

Kush janë përfituesit kryesorë?

Kujt i përkisnin karvanet e goditur nga Rusia gjatë fundjavës?

Kush e di se çfarë të dhënash do të dilnin nëse hetohej në këtë drejtim.

Por një gjë është e sigurt, rrëzimi i avionit rus është gabimi më i madh i kryer nga qeveria islamiste e AKP.

Vladimir Putin ishte i qartë: Ky veprim do të ketë pasoja tragjike!

Dhe Erdogan duhet ta kuptojë se “linja e kuqe” e Putin nuk është e njëjtë si ajo e Obamës./gazetaliria/