Parlamenti britanik diskuton për fushatën kundër ISIS’it

Parlamenti i Britanisë sot pritet të votoj për miratimin e sulmeve ajrore britanike kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka kërkuar nga ligjvënësit e të gjitha partive, që ta mbështesin kërkesën e tij për sulme kundër militantëve.

Në propozimin e zotit Cameron theksohet se sulmi ushtarak kundër militantëve të Shteti Islamik është “vetëm një kompenentë e strategjisë së gjërë për sjelljen e paqes dhe stabilitetit në Siri”.

Në vitin 2013, kryeministri Cameron nuk pat sukses që në Parlamentin e Britanisë të kalojnë planet e tij për t’i bombarduar forcat e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Duke e theksuar këtë përvojë, ai e bëri të qartë se këtë çështje nuk do ta sillte në parlament, nëse nuk do të ishte i sigurt se do të fitojë mbështetje.

Pritet që debati në parlament të zgjasë më tepër se 10 orë.