Pas Behramit edhe Shaqiri refuzon Kosovën

Xherdan Shaqiri e ka mohuar se do të luaj për Kosovën.

Ylli i Zvicrës Xherdan Shaqiri e ka mohuar se do të luaj për Kosovën pas pranimit të saj në UEFA dhe FIFA.

Ai ka qenë i shkurtër duke thënë se ndjehet mirë në kombëtaren zvicerane.

“Jo, nuk do merrem me këtë. Ndihem shumë mirë në kombëtaren zvicerane”, tha Shaqiri gjatë një interviste për Blick.

Kujtojmë se dje edhe Valon Behrami e ka konfirmuar se nuk do të luaj për Kosovën, pasi ka thënë se është shumë i vjetër.