Pas Ice Bucket Challange, rinia e zbulon lojën e re: Condom Challenge (VIDEO)

“Gjithmonë do të ketë njerëz të cilët janë të gatshëm të jenë idiotë në internet”. Kështu ka filluar shkrimi The Guardian, për sfidën dhe lojën e shumë të rinjve me prezervativë që po quhet “Condom Challenge.

Gjithçka filloi ku dy djelmosha me një “tullumbace të ujit” provuan një eksperiment- por i shkoi keq. Dhe këtu është problemi, se nuk ishte tullumbace nga uji por një kondom.

Prezervativët janë më të zorshëm për tu hapur sesa balonat, dhe uji ka mjaft peshë. Kjo video e këtyre dy djemve në twitter ka mbledhur më shumë se 9000 retweets, dhe shumë të tjerë filluan ta bënë një video të njëjtë. /GazetaExpress/

Disa nga video janë shumë qesharake, dhe ju mund t’i shikoni poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=kTIFbYA0PNk