Pas intervistës së Hailey Bieber, reagon Selena Gomez!

Një ditë pasi doli intervista e Hailey Bieber në Call Her Daddy, ku Hailey foli për herë të parë publikisht nëse Justin Bieber ishte takuar ndonjëherë me të dhe me ish të dashurën e tij Selena Gomez në të njëjtën kohë, ka reaguar Selena Gomez.

Selena gjatë live në TikTOk tha talljet janë të neveritshme, duke u kërkuar ndjekësve të saj të jenë të sjellshëm dhe kujdesshëm me ato që thonë pasi fjalët kanë rëndësi.

“Nuk është e drejtë sepse askujt nuk duhet t’i drejtohemi në mënyrën që kam parë dhe gjithçka që duhet të them është se fjalët e mira janë ato që dua dhe që kanë rendësi”, tha këngëtarja duke iu adresuar në këtë mënyrë të gjithë atyre që kanë komentuar dhe reaguar keq ndaj Hailey që kur marrëdhënia e saj me Justin u bë publike.

Kjo është hera e parë që Selena thyen heshtjen e saj që nga publikimi i intervistës, duke i shtuar peshë mesazhit, teksa më tek falendëroi të gjithë ndjekësit që e dëgjuan, “Unë jam vërtet mirënjohëse për të gjithë ju që më dëgjuat, ndaj kaloni një pushim të mrekullueshëm të ditës suaj dhe e vlerësoj gjithë dashurinë tuaj. Faleminderit”.

Generated by Feedzy