Pas një viti, PDK shpërblen me post PSHDK’në (Dokument)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me mbështetjen e ministrit të Diasporës e ka emëruar Janez Frrokun, zëvendësminisër të Diasporës.

Frroku vjen nga radhët e PSHDK’së e cila kishte hyrë në koalicion parazgjedhorë me PDK’në. Kjo e fundit qeverinë e formoi dhjetorin e kaluar bashkë me LDK’në, pas disa muajve bllokadë politike, me marrëveshjen e cila postin e kryeministrit i dha Isa Mustafës.

Janez Frroku i cili nga tash është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministri si dhe për zëvendësimin e tij, kur ai mungon apo nuk është në gjendje të kryej detyrën e ministrit, është i obliguar që brenda 30 ditësh të bëj deklarimin e pasurisë.

Vendimi për emërimin e Frrokut hyn në fuqi që nga dita e nënshkrimit