Pas përjashtimit, Mitroviq nuk del nga salla e Kuvendit

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit  Valentina Bunjaku ka thënë se në konsultim me shefat e grupeve është vendosur për përjashtimin e këshilltarit serb Serxhan Mitroviqit nga seanca.

Sipas saj, ky përjashtim bëhet me kërkesën e këshilltarëve komunal meqë siç tha Bunjaku i njëjti ka pranuar pozita të strukturave paralele.

Mitroviq duhet të zëvendësohet me një këshilltar tjetër ka shtuar ajo.

“Mitroviq ka shkaktuar rrëmujë dhe unë e hedhi në votim për përjashtimin e tij”. Me shumicën absolute të votave Mitroviq është përjashtuar, por nuk e ka liruar sallën edhe pas lutjes së Bunjakut që ai të lirojë sallën dhe të lë Kuvendin të kryejë punën e tij, raporton rajonipress, përcjellë Klan Kosova.

Bunjaku është detyruar të japi 30 minuta pauzë.