Pas skandalit në Drenas reagon KF GJILANI

Përmes një deklarate për media Klubi i Futbollit Gjilani, ka sqaruar opinionin publik dhe sportdashës mbi ndodhitë në fushën e futbollit në Drenase, kur po luhej takimi ndërmjet Ferronikelit dhe Gjilanit. 
Në këtë komunikatë thuhet se klubi është në pritje të masave që do të ndërmarrw Federata e Futbollit të Kosovës. 

Lexoni më poshtë dklaratën e publikuar në faqen zyrtare të klubit në facebook:

Deklaratë për Media

21 nëntor 2015

Kryesia e KF Gjilanit ka mbajtur takim pas ndeshjes, Feronikeli – Gjilani, ku ka diskutuar rreth këtij takimi dhe ka lëshuare këtë deklarate:

Deri në minutën e 79’ të këtij takimi gjithçka ishte në rregull, por pas momentit të ndëshkimit të lojtarit tonë Betim Haxhimusa (i cili u ndëshkua pa të drejtë ngase as nuk u kacafyt, e as nuk fyu lojtarin Mendurim Hotin e K.F. Feronikelit ) eskaloi situata ku filluan gjuajtjet me tulla , gurë e shishe nga ana e shikueseve të cilët ishin vendosur në një tribunë pa rrethojë dhe nuk mund të kontrollohej nga askush.
Nuk mjaftoi vetëm kjo pasi lojtari jonë, Betim Haxhimusa, kaloi turmën e shfrenuar të individëve të cilët qëndronin në fushë dhe nuk ishin persona zyrtar ai ballafaqohet me lojtarin kundërshtar, Menderim Hoti dhe Ekonomin e KF Feronikelit, i cili ishte pozicionuar me një lopatë në hyrje të zhveshtorës ku edhe e sulmojnë lojtarin dhe si pasojë ia thyen nyjën e dorës , Haxhimusa shpëton nga lëndime tjera edhe falë Drejtorit të SuperSportit për Kosovë i cili ishte në vendin e ngjarjes.

Ky nuk ishte fundi, Ekonomi i KF Feronikelit, sërish vihet në aksion dhe sulmon lojtarin, Arbër Shala, i cili gjendej në këndin e fushës, Ekonomi e goditi edhe atë, e për çudi nuk reagoj askush, as gjyqtari anësor i cili ishte afër lojtarit kur ai u sulmua, në raste të tilla ndeshja duhet të ndërprehet.
Probleme pati edhe kur u ndëshkua me karton të kuq, Fidan Hasani, të cilin gjatë daljes nga fusha e gjuanin me gjësende të ndryshme si dhe gjatë shkuarjes për në zhveshtore ku ishin tubuar disa individë të pa autorizuar të cilët e sulmuan atë.

Në shpresojmë që, Federata e Futbollit të Kosovës, të marr masat e duhura dhe të mos lejoj përsëritjen e këtyre ngjarjeve të cilat më të vërtetë e izolojnë edhe më shumë futbollin tonë duke na pamundësuar kalimin në Evropë.

KF Gjilani

kf gjilani