Pasi e zgjodhi Shqipërinë, zviceranët e kritikojnë ashpër Gjimshitin

Berat Gjimshiti nuk pritet të vazhdoj karrierën e tij tek skuadra zvicerane Zurich.

Gjiganti i mbrojtjes së Kombëtares shqiptare ka kontratë me Zurichun deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm dhe Zurich dëshiron ta shesë që të përfitojë para nga ai.

Gjimshiti ka qenë gjithnjë pjesë e formacionit bazë të Zurichut, ndërsa për të interesim ka pasur nga disa skuadra italiane dhe disa tjera nga Bundesliga 1 dhe 2.

Në derbin ndaj Grasshopperit të cilin Zurichu e humbi me rezultat 5-0, Gjimshiti ishte kritikuar më së shumti nga mediat zvicerane, transmeton Telegrafi.

Por nuk është kjo hera e parë dhe e vetme që talenti shqiptar kritikohet nga mediat helvete, të cilat nuk i kanë kursyer asnjëherë kritikat në drejtim të tij prej kohës që zgjodhi Shqipërinë para Zvicrës.

22-vjeçari ka qenë lojtari kryesor në mbrojtjen e Zurichut në vitet e fundit, ndërsa gjatë muajve të fundit ai është kritikuar edhe pa arsyeje.

Kjo ka bërë që lojtari të largohet nga Zurichu, ndërsa duhet theksuar se është lojtari i dytë më i shtrenjtë në klubin e tij me një vlerë prej 1.7500.000 milion euro.

Mbrojtësi nga Tërnoci i Luginës së Preshevës ka zhvilluar gjashtë ndeshje me Shqipërinë ku ka shkëlqyer sidomos në takimet ndaj Danimarkës, Portugalisë dhe Armenisë ku shënoi edhe një gol. /Telegrafi/