Patriarku Irinej u bën thirrje serbëve të kthehen në Kosovë –

 Patriarku serb Irinej, u ka bërë thirrje sot të gjithë ish-banorëve të Kosovës të kthehen në shtëpitë e tyre, shkruan Akter.
“E dimë që jetojnë në rrethana të vështira, por Zoti do t’u japë atyre forcë të durojnë, dhe i ftojë të gjithë ish banorët e Kosovës të kthehen nëpër shtëpitë, tempujt dhe varrezat e tyre, dhe të mbrojnë dhe ruajnë atë që e kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre”, ka deklaruar Irinej, transmeton lajmi.net.

Gjatë manifestimit të festës së Shën Stefanit në manastirin e Deçanit, kanë marrë pjesë drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq si dhe ministri për kthim dhe komunitete Dalibor Jevtiq. (lajmi.net)