PDK kishte sot skenar për rrëzimin e Qeverisë, ja kush e shpëtoi koalicionin

Ende pa i mbusuhur mirë një vjet nga formimi, koalicioni ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot ishte në pikën e tij më kritike.

Burime brenda këtij koalicioni kanë theksuar se shkak deri te përplasja e partnerëve të koalicionit ishte buxheti i shtetit.

Burime të ndryshme pohojnë se të paktën 20 deputetë të PDK-së, kanë dashur ta përmbysin qeverinë nëpërmjet bllokimit të Ligjit për buxhetin.

“Dy deputetë të PDK-së kishin filluar iniciativën që të mblidhnin vota të bashkëpartiakëve që të mos votohet buxheti, dhe kësisoj të binte edhe Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa”,

Gjërat kanë shkuar aq larg në prapaskenën e sotme, larg syve të publikut të hutuar nga gazi lotsjellës dhe përplasjet e protestuesve me policinë, aq sa më në fund është dashur një takim së pari kokë më kokë, i kryeministrit Isa Mustafa me zëvendësin e tij, kreun e PDK-së Hashim Thaçin, për ta thyer bllokadën e vendosur nga 20 deputetët e partnerit të LDK-së.

“Ata deshën me bë obstruksion rreth buxhetit… ishin 20 vota të PDK-së kundër miratimit të buxhetit… Ne ngulëm këmbë: Le të prishet gjithçka, por s’heqim dorë… U que Hashimi, kur e pa se s’po tërhiqemi ne LDK-ja, ju tha PDK-së ti votojnë amendamentet e Komisionit për buxhet e financa, të cilin e kemi ne, LDK-ja, hyni kjo në votim, me buzë në vaj, e votoi edhe PDK-ja… kështu shkojmë tutje”,

Ishte deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi, ai i cili kërkoi publikisht që të jap dorëheqje ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, i cili vjen nga radhët e LDK-së.

Kuvendi i Kosovës sot pas shumë vështirësive arriti që t’i zhvilloj punimet e tij në një sallë të improvizuar dhe pa deputetët opozitarë./botasot/