Pepsi zbuloi telefonin e saj të parë Android

Pepsi dietike, Pepsi Max, Pepsi Phone P1 – asnjëra nga këto nuk është e ngjashme me tjetrën. Spekulimet ishin krejtësisht të vërteta, logoja e Pepsit tani gjendet edhe tek telefonat inteligjentë. Prodhuesi i pijeve alkoolike prezantoi sot telefonin e parë inteligjent me parametra mesatarë.

Pepsi Phone P1 përmban ekran 5.5 inç me rezolucion 1080 pikselë dhe kasa prej alumini. Ai fuqizohet nga procesori MT6592 me tetë bërthama, dhe ka softuerin dido OS, i cili bazohet tek sistemi operativ Android 5.1 Lollipop.

Pepsi

Telefoni ka kamerë parësore 13 megapikselë me hapje f/2.0 dhe kamerë për selfie 5 megapikselë. Ai ka një lexues të gjurmëve të gishtave në anën e pasme dhe bateri me kapacitet 3,000mAh.

Pepsi Phone P1 ofron dy vende për karta SIM me lidhjen LTE. Njëri vend mund të përdoret për kartës microSD. Telefoni kushton 110 dollarë. /krokodili/