Për Kosovë – Serbi, i mundshëm modeli i “dy Gjermanive”

Pozicioni negociues i Bashkimit Evropian për kapitullin 35 që ka të bëjë me Kosovës, në thelb nuk ka sjellë asnjë risi.

Këtë për gazetën “Danas” e theksojnë burimet diplomatike në Bruksel që shtojnë se “është krejtësisht e sigurt se kushte të hollësishme e precize” do t’i kumtohen Serbisë gjatë fazave vijuese të rrugës së saj evropiane”, transmeton Koha.net.

“Në është për të gjykuar sipas treguesve të deritashëm, në rastin e Serbisë e të Kosovës, në shumëçka do të zbatohet modeli i dy Gjermanive. Kjo do të thotë se nga Beogradi zyrtar gjatë viteve të ardhshëm formalisht nuk do t’i kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës, porse të dy palët janë të detyruara të përmbushin detyrimet e shumta dhe Prishtina do të anëtarësohet në shumë organizata ndërkombëtare, përfshirë edh Kombet e Bashkuara”, ka thënë burimi i kësaj gazete.

Dokumenti i Brukselit, që u bë publik të hënën, nuk ka pësuar ndryshime në formatin e negociatave, pasi Beogradi e Prishtina edhe më tej do të bisedojnë me ndërmjetësim të BE-së.