Për tetë orë mësim, veç një kifle (VIDEO)

Nxënësve në Prishtinë u janë shtuar lëndët mësimore e bashkë me to edhe orët.

Për t’i mbajtur të gjitha, nxënësit e klasës së tretë dhe të gjashtë në shkollën Faik Konica në kryeqytet, duhet që të qëndrojnë në shkollë nga tetë orë, njofton Klan Kosova.

Për një kohë kaq të gjatë atyre iu duhet edhe të ushqehen.

Por, tani marrin vetëm një shujtë nga ana e komunës, e cila nuk iu mjafton.

Ata duan ushqim më të mirë.

Prandaj, nxënësit kërkojnë krijimin e një kuzhine në ambientet e shkollës, e cila do t’iu ofronte edhe ushqime tjera përveç një kifle e qumështit.Kronikë nga Rilind Matoshi./klankosova/