Përditësimi i ardhshëm i Apple nuk do të ju pëlqejë

Përderisa Apple po përballet me FBI për shkak të një beteje ligjore, kompania është duke shikuar mundësi të reja për t’i mbajtur të dhënat e përdoruesve të sigurta.

Apple është duke krijuar disa veçori të reja të sigurisë, të cilat do të bënin që të dhënat e përdoruesit të jenë aq të mbrojtura sa që as vetë punonjësit e Apple të mos mund të kenë qasje në to.

Por, ky ndryshim do t’i bënte produktet e Apple më pak të lehta për t’u përdorur, transmeton Gazeta Express.

Nëse kompania bllokon edhe iCloud-in, përdoruesit shumë lehtë do të mund të humbin qasjen në fotografitë dhe kontaktet e tyre me vlerë nëse ia harrojnë fjalëkalimin.

Përditësimi i ardhshëm i sigurisë në iOS pritet që ta vështirësojë edhe më shumë qasjen e të tjerëve në të dhëna që nuk janë të tyre.