“Përfaqësuesit e BE-së tani lajnë duart me rastin e Ivanoviqit”

Në Beograd sot është mbajtur një konferencë për shtyp në lidhje me rastin e dënimit të Oliver Ivanoviqit, i dënuar për krime lufte në Mitrovicë.

Shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se Ivanoviq nuk ka pasur të drejtën në një gjykim të drejtë dhe proces gjyqësor të paanshëm. Ai u është drejtuar përfaqësuesve të BE-së, duke ju thënë se i lajnë duart me këtë rast të Ivanoviqit, transmeton Koha.net.

“Motive të ndryshme politike kanë pasur ndikim në procesin gjyqësor, dhe përderisa ai është në burg, pas hekurave do të jenë edhe të gjitha parimet themelore të shoqërisë moderne. Përfaqësuesit e BE-së tani lajnë duart nga procesi i rastit të Ivanoviqit”, ka thënë Gjuriq.

Kurse, avokati i Ivanoviqit, Nebojsha Vlajiq ka thënë pas ankimit në nëntë vjetët e dënimit, gjykata nuk ka arriti të provojë vërtetësinë e akuzave.

“Ankesa është shumë e mirë dhe kurrë nuk kam parë një vendim të tillë brutal. Gjykata është bazuar në një deklarata të rreme të dëshmitarëve”, ka thënë Vlajiq.

Ndërsa, gruaja e Oliverit, Milena ka thënë se ai do të jetë shpejt i lirë.