Përfundon takimi i liderëve të opozitës, kthehen në protestë (Foto/Video)

Liderët e partive opozitare Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, janë duke zhvilluar një takim të përbashkët në këto momente në zyret e AAK-së.

Ka përfunduar takimi në mes të liderëve të opozitës, që u mbajt në selinë e AAK-së.

Askush nuk ka pranuar që të flas për media.

Por shihet se Ramush Haradinaj dhe Visar Ymeri si dhe zyrtarë të tjerë të opozitës, janë duke dalur sërish në protestë. Ata janë nisur në drejtim të sheshit.

Duke ecur për në sheshin Nënë Tereza, liderët opozitarë kanë thënë se ata nuk do të ndalen deri në lirimin e deputetes Donika Kadaj-Bujupi por edhe tërheqjen e nënshkrimeve. /lajmi/

opozita2

Ramush-Haradinaj1