Përgjimet e celulës xhihadiste: Do të shkoj tek Lavdërimi, ai është shpirti i Sharias [video]

Breshia, 2 dhjetor – Publikohet përgjimet e 3 shtetasve kosovarë dhe njëri maqedonas të arrestuar dje gjatë operacionit “Van Dam” të kryer njëkohësisht në Kosovë dhe Itali.

Në një prej bisedave të kryera në Inbox njëri nga personat e arrestuar thotë: Do të shkoj tek Lavdërimi nëse Allahu do. Jam i trishtuar pasi shoh se është shumë keq dhe Allahu e mbron sepse ai është shpirti i Sharias. Allahu është i madh, transmeton Ora News.

Biseda e përgjuar nga Policia italiane në internet

“1-Do të shkoj te Lavdrimi nesër (Muhaxheri) nëse Allahu do, pasi jam i trishtuar e e shoh se ai ndjehet keq e Allah ta mbroj se Ai është shpirti i Sheriatit
1- Allahu është i Madh
2- Bëji të fala nga unë, mos harro
1- Do t’i bëj vëlla, të fala ke dhe ti..”
1-Se Allahu do e ti je i mirë vetëm për në front, hajde këtu për Bajram e të shkojmë në parajsë, do të kënaqemi vëlla, hajde nëse Allahu do.”

Biseda tjetër online pas sulmeve në Francë.

“Zoti shkatërroftë Francën o Zot, që deri dje avionët e saj kanë lëshuar mbi Siri karamele…”
“Allahu është i madh, se Zoti do nesër 1500 të tjerë…”

Vëllai im nuk është terrorist

Më pas kosovari Imshiti është shprehur se “Vëllai i tij nuk është terrorist. Është një djalë që punon çdo ditë”.

“Unë jam një person i lirë” ka thënë ai, e mund të garantoj për tim vëlla. Është një djalosh që punon çdo ditë nga ora 5 e mëngjesit deri më 6 të mbrëmjes.”

Kërcenohet gazetari italian

Kanali televiziv “Tgcom24” përcjell informacionin se gazetari i tyre Enrico Fedoci është kërcënuar me fjalë të dhunshme nga vëllai tjetër i dy vëllezërve Imshiti të arrestuar gjatë ditës së djeshme me akuzën e pjesëmarrjes në një celule që mbështet terrorizmin islamik e nxit urrejtjen racore.

Gazetari i “Tgcom24” ka tentuar të intervistojë pranë banesës së tij në Itali vëllain e dy kosovarëve të arrestuar.

Në videon prej 58 sekondash shfaqet trupi i gazetarit të “Tgcom24” ndërsa përpiqet të bashkëbisedoj me kosovarin.

Në sitin online të kanalit televiziv italian thuhet se vëllai i tretë Imshiti i ka kërcënuar duke i thënë: “Largohuni menjëherë ose do t’ju rrah për vdekje”.