Përmbyllet pjesa e parë e rastit MTPT, seanca vazhdon me dëshmitarët e Prokurorisë

Edhe sot po vazhdon seanca në rastin MTPT ku i akuzuar është ish-ministri Fatmir Limaj dhe katër të akuzuar tjerë. Seanca ka filluar në orën 10:00 në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Pas fjalës hyrëse të Endrit Shalës, seanca pritet të vazhdojë pas një ore e gjysme me dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria.

Gjata fjalës hyrëse të Shalës pati kundërshtime nga Prokuroria dhe Trupi Gjykues ku u kërkua nga ai që të jap vetëm prova në një kornizë mbrojtjeje dhe jo të hyjnë në detaje të provave.

Avokati i Shalës, Airanit Koci tha se prapë do të vazhdohet me kërkesën e tyre për tërheqjen e sms-ve nga aktakuza./gazeta express/