Përmbytje historike, angazhohet ushtria

India ka dërguar ushtrinë të mërkurën në shtetin Tamil Nadu, ku aeroporti kryesor është mbyllur pas reshjeve të reja të shiut, dhe ku si pasojë e përmbytjeve, më të mëdhatë prej një shekulli, kanë humbur jetën afro 200 njerëz.

Sipas autoriteteve, mijëra shpëtimtarë të pajisur me material për zhytje, me motoskafe dhe pajisje mjekësore po luftojnë për evakuimin e 200.000 njerëzve në tërë shtetin.
Mijëra pasagjerë janë ngujuar në aeroportin ndërkombëtar të Chennait, kryeqyteti i shtetit, pas përmbytjes së pistave, me ç’rast janë anuluar dhjetëra fluturime.