Përplasje në Kuvendin e Prishtinës, opozita vazhdon seancën pa pozitën

Ekzekutivi me këshilltarët e saj në Kuvendin Komunal të Prishtinës – Vetëvendosje, dhe mbështetësit nga radhët e AAK-së, të Partisë së Drejtësisë dhe të Listës Serbe kanë braktisur sot seancën, pasi opozita – LDK e PDK kundërshtuan rendin e ditës dhjetë pikash që kishin të bënin me planet rregulluese të kryeqytetit.

Ndërkohë opozita, me 27 këshilltarë vazhdoi seancën.

Sherri plasi kur shefi i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së, Lirak Çelaj, tha se kundërshtojnë çfarëdo çështjeje urbanistike që shtrohet para Kuvendit me emrin e drejtorit të Urbanizmit, Liburn Aliu.

20151112121814477

Propozimin e tij e mbështeti edhe shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, Sami Hamiti. Ky i fundit kritikoi kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti pse nuk ka prezantuar raportin e auditorit dhe raportin e punës gjashtëmujore.

Ndaj këtij pozicionimi ka reaguar kryearti i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke e cilësuar këtë si bllokim të punës së Kuvendit nga ana e opozitës. Sipas tij, “nuk është problemi tek emrat, por që të bllokohet puna e Komunës së Prishtinës”.

Madje, sipas tij, nuk është obligim i kryetarit të jetë i pranishëm, por e rëndësishmja është që raporti është dërguar me shkrim. Ahmeti e quajti shpifës Sami Hamitin për deklaratat e tij lidhur me ndërtimin e një godine në Kodrën e Trimave pa plan rregullativ.

Nuk munguan polemikat, as shprehjet e rënda dhe fyese që u shkëmbyen me këtë rast.
Ahmeti ka thënë se kërkesa për ndryshime të planeve rregulluese ka shkuar me vendim që mban emrin e tij e jo të Liburn Aliut, andaj nuk ka pse të bllokohet puna. Ahmeti ka akuzuar LDK-në dhe PDK-në se bllokadën po e bëjnë që në zgjedhjet e ardhshme të fitojnë Prishtinën, por që kjo sipas tij nuk do të ndodhë kurrë. Mes polemikave të shumta, opozita ka larguar nga rendi i ditës pikat e urbanizmit dhe kështu Vetëvendosje bashkë me kryetarin Ahmeti dhe drejtorët kanë lëshuar sallën.

Me 27 vota të mjaftueshme për të vazhduar, LDK dhe PDK kanë vazhduar mbledhjen, por kanë larguar nga rendi i ditës pikën për Raportin 9-mujor dhe atë të auditorit pasi që, sipas Lirak Çelajt të PDK-së, është e pakuptimtë të diskutohet pa raportim e prani të kryetarit në sallë.

Vetëvendosja gjithashtu ka kritikuar edhe kryesuesin që nuk po e bënë punën e tij si duhet. Asambleistët e këtij subjekti, së bashku m e kryetarin Ahmeti kanë lëshuar mbledhjen e Kuvendit Komuna.
Mbledhja e kuvendit komunal po vazhdon të mbahet me anëtarët e PDK-së dhe LDK-së me 27 anëtarë.

20151112121825925 20151112121830389