Përsëri “bombë” në Paris

Lajmet e fundit nga Franca dhe Spanja bëjnë të ditur se PSG do t’i ofrojë Cristiano Ronaldo-s 18-të million euro për një stinor që të kalojë në radhët e veta.

PSG, apo më mirë magnati i klubit kampion francez Nasser Al-Khelaif dëshiron t’i shpenzojë të gjitha vetëm e vetëm që të ketë në përbërje prej vitit të ardhshëm Cristiano Ronaldo-n.

Edhe pse menaxheri i Ronaldo-s, Jorge Mendes kishte deklaruar më herët se klienti i tij do të mbyllë karrierën në Real Madrid, gjërat po fillojnë të lëvizin nga Parisi.

Sipas informacioneve të fundit PSG e ka ndërmend të shesë lojtarin më të paguar Zlatan Ibrahimovic, i cili merrë 15-të milionë euro neto për stinor, por mosha e ka shtyrë miliarderin arab që ta largojë atë dhe t’i ofrojë Ronaldos 3 milionë më tepër se që paguhet suedezi.

Ky lajm me siguri se nuk do t’i pëlqejë aspak Presidentit të Real Madrid-it, Florentino Perez, së cilit dalëngadalë po fillon t’i lëkundet karriga në “Shtëpinë e Bardhë”.

https://youtu.be/U08c7szTFAg