Analistët politikë Belul Beqaj dhe Artan Muhaxhiri kanë vlerësuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shqiptimin e masës së përkohshme, me të cilën suspendohet zbatimi i parimeve të marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk do t’i kontribuojë tejkalimit të krizës politike.
Beqar ka thënë se vendimi i Kushtetueses nuk është i pavarur dhe profesional, por, sipas tij, është modus ‘vivendi’ për ta shpëtuar veten gjykata, duke mos i ngacmuar palët.
Ndërsa, Muhaxhiri tha për ‘Epokën e re’ se opozita edhe pas këtij vendimi s’do ta ndryshojë qasjen.