Pezullohen të gjitha ndeshjet e futbollit të Kosovës

Për shkak të shpalljes ditë zie nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, Federata e Futbollit e Kosovës ka pezulluar të gjitha ndeshjet e parapara për t’u luajtur të dielën.

Të dielën  ishin paraparë të luhen ndeshjet e Ligës së Dytë dhe të Juniorëve.

“Pas tragjedisë që ndodhi në Francë ku humbën jetën shumë persona, presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete  Jahjaga, ditën e e nesërme e ka shpallë ditë zie, ndaj FFK-ja në resepktim të vedimit të presidentes dhe viktimnave pezullon të gjitha ndeshjet e Ligës së Dytë dhe të Ligës së juniorëve të parapara për ditën e nesërme”, thuhet në njoftimin e federatës.