Plagosje para gjykatës në Gjakovë

Një përleshje me armë zjarri ndodhi sot pra Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Kristë Gjoka, komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë. Sipas Gjokës një person është plagosur, ndërsa një tjetër është lënduar gjatë përleshjes para gjykatës që ndodhi në orën 9 e 45 të ditës së sotme.

Gjoka thotë se në lidhje me përleshjen janë arrestuar dy persona, ndërsa edhe janë konfiskuar dy armë zjarri.

Ai bën me dije se i lënduari dhe i plagosuri janë jashtë rrezikut për jetë.