Një në katër uebfaqe mirëmbahen përmes platformës së WordPress. Dita e sotme është një ditë e madhe për sistemet e menaxhimit të përmbajtjeve me kod të hapur. WordPres tani fuqizon 25 % të gjithë ueb-it.
Statistikat vinë nga WeTechs, firmë kjo e cila mat tregun e platformave për menaxhimin e përmbajtjeve. Nëse përllogarisim në bazë të platformave të njohura rezulton se WorPress ka 58.7 % të tregut krahasuar me rivalët.
Megjithatë realisht WordPress nuk ka shënuar ndonjë rritje të bujshme vitet e fundit. Të dhënat tregojnë se krahasuar me vitin e shkuar platforma shënoi rënie.
Të kontrollosh më shumë se gjysmën e tregut është impresionuese. Por popullariteti i lartë sjell përgjegjësi të larta si përballja me rreziqet e sigurisë. Për hir të së vërtetës ky është një ligj në botën e sigurisë kibernitike. Sa më i popullarizuar aq më i rrezikuar.
Bazuar në shifrat e paraqitura mësojmë se WordPress gjendet në afro 10 milion uebfaqe në planet. /PCWorld Albanian/