PLISAT dekorojnë kryeqytetin

Në prag të ndeshjes historike dhe vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë që zhvillohet të premten në Prishtinë, tifozët “Plisat” i kanë bërë gati 5 mijë flamuj kuqezi.

Të paktën kështu ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook udhëheqësi i “Plisave”, Albert Kastrati, i cili shihet duhet bartur flamuj për t’i futur në stadiumin e Prishtinës.

Ndeshja fillon në ora 14:00 në Stadiumin e Prishtinës dhe është ngjarje që konsiderohet madhështore për t’i falënderuar tifozët nga Kosova për mbështetjen që i kanë dhënë Kombëtares Shqiptare në rrugën drejt Evropianit Franca 2016.