“PLISAT” Të gjithë nga një flamur kombëtar me vete

Kosovë – Shqipëri

Plisa, ndeshja po afrohet. Biletat i kemi marrë.

Më 13 nëntor, nuk do të mendojmë a mund ta marim pushim në punë, se në cilin hotel do të flejm, sa kushton hoteli, sa do të na kushton autobusi… Sepse ndeshja zhvillohet në Prishtinë.

Plisat për shkaqe organizative dhe për një paraqitje sa më të mirë, kemi marrë tribunën JUGORE të stadiumit, pasiqë interesimi është shumë i madh.

Biletat për Plisat shpërndahen në fan club Plisat. Për Plisat e rregullt ejani në fan club për ti marrë biletat. Derisa ata që dëshirojnë bileta tjera, ato mund ti gjejnë në kafenenë që ndodhet tek hyrja zyrtare e FC Prishtinës (në perëndim).

Tribuna jugore do të jetë e gjitha Kuq e Zi. Pasiqë është festë dhe për ta përshendetur kombëtaren tonë në rrugën e saj drejt Parisit, lusim të gjithë ata që do të jenë të pranishëm, që të vijnë të gjithë Kuq e Zi. Sepse perveç Elbasanit ku kombtarja jonë zhvilloi ndeshjet si vendas, do të jetë vetëm Prishtina prej qyteteve të Shqiprisë, ajo që do ta ketë nderin ti pres heronjt e historisë moderne shqiptare.

KU KA PLISA ËSHTË SHQIPRI… e pa Plis nuk shkohet në Paris!