Po digjen malet në Petrovë të Shtimes (Foto)

Një zjarr i madh i ka përfshirë sonte pyjet në Petrovë të Shtimes.

Siç bën të ditur një lexues i Telegrafit, flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje në fshatin Petrovë të Shtimes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarfikësat, por nuk po ia dalin ta shuajnë zjarrin.

Era e fortë që po fryn mund ta përhapë edhe më shumë zjarrin.

djegia e maleve petrove