Agjenti Mino Raiola ka habitur Barcelonën me kërkesat personale të Paul Pogbas.
Mesfushori i Juventusit është një ndër objektivat kryesore të Barcelonës për vitin 2016.
Skuadra katalonase vitin e kaluar u raportua ti ketë ofruar Juventusit rreth 81 milionë euro për shërbime e reprezentuesit francez, por e cila u refuzua nga kampioni italian.
E përditshmja italiane “La Domenica Sportiva” raporton se Raiola ka informuar se mesfushori francez dëshiron pagë prej 25 milionë eurove në vit, përkatësisht 480 mijë euro në javë, transmeton Telegrafi
Për shërbimet e francezit kanë shprehur kohë më parë edhe Real Madrid, PSG, Manchester City si dhe shumë klube evropiane / gazetablic