Policia e Tiranës befason gratë shofere (Foto)

Nuk i ndalin për t’i dënuar apo për kontrolle rutinë. Policia shqiptare në Tiranë këtë herë ka vepruar krejt diçka tjetër kur i ka ndaluar makinat me vozitëse femra.

Shumicës prej tyre u ka dhuruar nga një lule për nder të festës së gruas. Express ka siguruar një foto e cila është shkrepur në momentet kur polici i ka dhuruar një lule vozitëses femër.