Policia: Ishin 4 deri në 5 mijë protestues

Policia e Kosovës në konferencën për media ka njoftuar se sot kanë marrë pjesë rreth 4000-5000 pjesëmarrës në manifestimin e opozitës.

Këto janë konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se ishin rreth 4 deri në 5 mijë pjesëmarrës të opozitës sot në sheshin “Zahir Pajaziti”. Sipas tij, policia ka qenë e gatshme për të krijuar kushte dhe siguri për manifestimin por edhe ndaj terrorizmit.

Ndryshe opozita ka thënë se sot rreth 35 mijë qytetarë ishin në shesh.